DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Qeveria e re: PDK e gatshme për bashkëpunim me opozitën, VV me partitë e komuniteteve joshumicë

28 Mars 2025
A A
Qeveria e re: PDK e gatshme për bashkëpunim me opozitën, VV me partitë e komuniteteve joshumicë
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Sipas rezultateve të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 24, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 20 vende, Lista Serbe ka siguruar nëntë ulëse, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka fituar tetë vende.

Kjo shpërndarje tregon se asnjë parti nuk mund të formojë Qeverinë e re e vetme, duke e bërë të domosdoshëm krijimin e koalicioneve për formimin e ekzekutivit.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve, ka bërë të ditur se preferon të formojë Qeverinë me partitë e komuniteteve joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës.

PDK e gatshme për formimin e Qeverisë

Nga ana tjetër, Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë, duke theksuar se veçse ka nisur bisedimet me partitë që ishin në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar.

“Respektojmë Kushtetutën dhe ligjet, prandaj fillimisht i takon LVV-së të provojë të sigurojë 61 deputetë për të formuar Qeverinë. Nëse kjo nuk ndodh brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga PDK të marr përgjegjësitë për krijimin e institucioneve të reja dhe të shmangim një vakum institucional”, ka deklaruar Hamza gjatë një konference për media.

Ai ka theksuar se është në komunikim me partitë opozitare dhe se janë në fazën e diskutimeve për formulën e mundshme të qeverisjes.

LDK kërkon postin e kryeministrit

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur si kusht marrjen e postit të kryeministrit për çdo marrëveshje të mundshme për një koalicion qeveritar.

I pyetur nëse PDK-ja do ta pranonte këtë kusht, Hamza ka thënë: “Renditja është e qartë. PDK është partia e dytë me 24 deputetë dhe asnjëherë nuk kemi pasur në tryezë një kërkesë të tillë. Radha dihet dhe mbi këtë bazë do të diskutojmë”.

Hamza: Nuk ka vija të kuqe, por LVV-ja nuk është preferencë

Hamza ka përsëritur qëndrimin e tij të shprehur edhe gjatë fushatës zgjedhore, duke deklaruar se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjitha forcat politike.

Megjithatë, ai ka pranuar se preferon një ekzekutiv pa LVV-në.

“Me Vetëvendosjen nuk kemi pasur asnjë komunikim zyrtar deri tani, nuk kemi pranuar e as nuk kemi bërë ftesë. Për shkak të dallimeve programore, ideologjike dhe politike, për mua është më e preferueshme krijimi i Qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend”, ka theksuar ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 402)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com