Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën janë marrë disa vendime në fushën e financave dhe administratës publike.
Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, në këtë mbledhje është:
Miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore, sipas tabelave të përfshira në aneksin A (Kursimet) dhe aneksin B (Ndarjet);
Miratuar kërkesa e njëjtë ministrie për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 09/273, të datës 31 tetor 2025;
Dhe emëruar Jetmir Haziri në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.
