DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Qielli i thyer” – Operacioni antidrogë, flet avokati i të arrestuarit: Provat janë të kundërligjshme

4 Qershor 2025
A A
“Qielli i thyer” – Operacioni antidrogë, flet avokati i të arrestuarit: Provat janë të kundërligjshme
Share on FacebookShare on Twitter

Naim Rudari, avokati i njërit prej të arrestuarve në operacionin antidrogë, i koduar si “Qielli i Thyer”, tha se provat janë të kundërligjshme.

Rudari bëri të ditur se aplikacioni përmes të cilit i kanë kryer veprat penale të arrestuarit “SkyECC”, është i ngjashëm me “Snapchat”, dhe në parim nuk është aplikacion i ndaluar.

“Këtë aplikacion e kanë përdorur persona të caktuar sepse ka qenë me pagesë. Këto biseda janë zhvilluar gjatë viteve 2019 – 2020. Unë sot me kujdes e kam shkruar dhe e kam quajtur si kontrollime të kundërligjshme, arrestime të kundërligjshme madje edhe ndalime të kundërligjshme”, tha Rudari në Rubikon.

Ai tha se ende nuk dihet përmbajtja në ato aplikacione.

“Çfarëdo komunikimi zanor apo tekstual përmes cilit do rrjet telefonik është përgjim i telekomunikimeve. Këtë e rregullon kodi i procedurës penale mjaft mirë. E rregullon pra përbën, se përgjim të komunikimit, dhe në këto rrethana, cilado mase e përgjimit lëshohet vetëm me një urdhër gjykate”, tha ai.

Ndryshe, operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

Siç raportoi Klankosova, njëri nga të arrestuarit në rajonin e Prishtinës është Shemsi Bahtiri nga Prishtina, i cili ishte objekt hetimi, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 100)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com