Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku ka mbetur i plagosur një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Inspektori i plagosur është: Arsim Beqiri.
Ndërsa i dyshuar është: Agon Dulla
Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Është sjellë një i plagosur në Qendrën Emergjente, i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.
Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia.
