Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, ka bërë të ditur se në orën 21:00 do të dalin me rezultatet preliminare nga rundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Në konferencën për media, ai tha se nga 99% e vendvotimeve, del se në këtë rund kanë votuar 429.736 qytetarë, apo 32.64%.
Në rundin e parë, në këto 18 komuna kanë votuar mbi 38%.
“Aktualusht në vendvotime është duke u bërë numërimi i fletvotimeve, ndërsa në faqen e KQZ-së veçse kanë nisur të dalin rezultatet”, tha Radoniqi.
Ai tha se brenda orës pritet të dalin me konferencë të re për media për t’i publikuar rezultatet preliminare.
“Ndoshta pak më shumë se një orë, ndoshta rreth orës 21:00”, tha Radoniqi.
