Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj ka folur lidhur me periudhën sa ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kadriaj tha se qindra ushtarë “kanë dhënë shpirt” në duart e saj.
Ndërkaq, tha se edhe pse ishte grua, i bartte ushtarët.
“Me qindra janë, gjithë ata të plagosur, dëshmorë, tashmë heronj të Kosovës. Këto dy duar të mia kanë qenë të lara me gjak, uniforma jem e UÇK-së ka qenë e larë me gjak, djers dhe mund të ushtarëve të UÇK-së”, tha Kadriaj në klankosova.
Derisa për etiketimet si “spiune” tha se e bëjnë të ndihet shumë keq, duke shtuar se si ka rënë ky popull në grackën e Albin Kurtit.
“Kam qenë edhe ushtare e UÇK-së në Dukagjin dhe Koshare. Fillimet e para të mijat kur quhesha spiune, nonsens, herën e fundit ka ndodh që kam thanë ‘asnjë parti politike nuk do të bashkëpunojë me Albin Kurtin’, dhe tha ‘po se as Vuçiqi nuk do me bashkëpunu’, është vërtetë ndjenjë e keqe, ndihna shumë keq, them si është e mundur”, u shpreh deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.