Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë prodhuese “Sylka” Sh.P.K, të udhëhequr nga pronari Hysen Sylka.
Kjo kompani, e themeluar në vitin 1991, merret me prodhimin e rrjetave metalike, kryesisht rrjetave panel 3D. Aktualisht punëson 14 persona, ndërsa mbi 90% e prodhimtarisë së saj eksportohet në tregjet e Bashkimit Evropian, duke e bërë një shembull të suksesit afarist.
Gjatë takimit, Latifi u informua nga afër për aktivitetin dhe sfidat e biznesit, ndërsa diskutoi edhe për ofertën e tij zgjedhore për mandatin e ri qeverisës, me theks në masat e reja që synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të afarizmit lokal.
“Faleminderit për pritjen!”, u shpreh Latifi pas vizitës.
