Kryeministri Edi Rama takohet sot me presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave për t’i dorëzuar ndryshimet në qeveri, pas pezullimit të Belinda Ballukut.
Ndryshimet kryesore përfshijnë Albana Koçiun si zv/kryeministre, Enea Karakaçi në portofolin e Energjisë, Besfort Lamallarin në Ministrinë e Brendshme dhe Toni Gogu në drejtësinë.
Katër ministra të rinj hyjnë në qeveri, ndërsa tre largohen: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.
