DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rama për mbështetjen financiare për krerët e UÇK-së: Kurti ka pasur frikë që po ua rëndon pozicionin

15 Mars 2026
A A
Rama për mbështetjen financiare për krerët e UÇK-së: Kurti ka pasur frikë që po ua rëndon pozicionin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama diskutoi sot në episodin e 10-të të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim” me profesor Arjan Gjonçaj, lidhur me gjyqin e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Gjonçaj tha se është habitur nga mungesa e mbështetjes financiare nga shteti i Kosovës për specialistët dhe ekspertizën e nevojshme për mbrojtjen e të akuzuarve.

Rama tha se kishte biseduar për këtë çështje me njerëz të ndryshëm, por nuk e kishte trajtuar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke shtuar se ka pasur frikë që po ua rëndon pozicionin.

“Unë nuk e kam diskutuar këtë gjë nga afër me kryeministrin, me Albinin, por unë besoj që kjo nuk është, në këtë pikë nuk mund të them se e ka bërë këtë gjë ose se nuk e ka bërë këtë gjë për arsye politike. Unë besoj që ai ka pasur frikë ta bëjë këtë gjë për të mos rënduar pozicionin e tyre, sepse pozicioni i tij në raport me BE-në, në raport me SHBA-të nuk është një pozicion komod”, tha Rama.

“Nuk e di sa kanë dhënë, me siguri kanë dhënë më shumë se ne me siguri. Ne kemi ndihmuar më shumë me sensibilizim. Besoj që ai nuk ka dashur të ekspozohet si person që po rrotullon thikën ndaj sistemit ndërkombëtar, ndërkohë që ka qenë haptazi kundër atij tribunali”, tha Rama.

“Unë besoj që kjo mosmbështetja nga ana e Albinit ka qenë një çështje mosekspozimi”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu u shpreh se nuk ka pozicion në Kosovë.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu. Po tani sikur s’po e bëjnë më se e morën mësimin. Pjesa tjetër pastaj është nevojë për të qenë të drejtë dhe për të qenë vetja”, tha Rama.

Rama e mbylli podkastin duke thënë se dëshira e zjarrtë e tij dhe profesor Gjonçajt është që udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen në shtëpi.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 459)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 264)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (136)
  • Shpallje (1)
  • Sport (251)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com