Ramush Haradinaj, ka ndjekur nga afër një garë skijimi të organizuar në Bjeshkët e Nemuna, në zonën e Deçan.
Gara u organizua nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës, duke mbledhur sportistë dhe dashamirë të sporteve dimërore. Haradinaj theksoi se është inkurajuese rritja e interesimit për skijim dhe sporte dimërore në vend.
Sipas tij, bukuritë natyrore dhe terrenet e përshtatshme të bjeshkëve tregojnë qartë potencialin që ka Kosova për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit.
