Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime tek familja Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistes politike, Kaqusha Jasharit.
Këtë e bëri të ditur vetë Haradinaj në Facebook, ku thotë se thotë se kujtimi për të do të jetojë gjithmonë me nderim e mirënjohje.
“Për ngushëllime te familja Jashari, për të shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktivistes politike dhe deputetes së Parlamentit të Kosovës, Kaqusha Jasharit. Ajo, si një grua e fortë dhe e palëkundur, në momentet më të vështira e më vendimtare për vendin u bë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës. Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë me nderim e mirënjohje. Gjithashtu, bashkë me kolegë, ndamë dhimbjen me familjen Vasolli pas ndarjes nga jeta të kryefamiljarit Ragipit. U prehtë në paqe”, ka shkruar kreu i AAK-së,