DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Raporti i ekspertit ngre dyshime për parregullsi ligjore në tenderin e 2.6 milionë euro të pastrimit për lumenjtë në Komunë e Prishtinës

21 Korrik 2025
A A
Raporti i ekspertit ngre dyshime për parregullsi ligjore në tenderin e 2.6 milionë euro të pastrimit për lumenjtë në Komunë e Prishtinës
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe Prishtina, që mezi i ka ndonjë përrua në periferi, ka vendosur të ndërmarrë një projekt milionësh për pastrimin dhe sistemimin e lumenjve. Por në vend se të pastrohet natyra, dyshohet se është ndotur pak procedura tenderuese.

Tenderi prej 2.6 milionë eurosh i shpallur nga Komuna e Prishtinës ka përfunduar në duart e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), pasi disa nga operatorët pjesëmarrës kanë paraqitur ankesa për shkelje të rënda gjatë vlerësimit të ofertave. Dhe eksperti i emëruar nga vetë OSHP-ja u ka dhënë të drejtë, pasi sipas tij, Komuna ka shpërblyer një operator që nuk i ka përmbushur kriteret bazë të tenderit, ndërsa të tjerët janë eliminuar në mënyrë selektive dhe të paarsyeshme.

Pavarësisht pretendimeve për transparencë dhe ligjshmëri, një kontratë prej mbi 2.6 milionë euro për pastrimin dhe sistemimin e lumenjve në kryeqytet është rrëzuar pjesërisht nga ekspertiza e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Raporti i ekspertit, i hartuar në pritje të shqyrtimit final nga paneli vendimmarrës i OSHP-së, ka gjetur shkelje të qarta ligjore në disa nga vendimet kyçe të Autoritetit Kontraktues, Komuna e Prishtinës.

Në mënyrë të veçantë, eksperti ka konstatuar se komuna ka shpërblyer një grup operatorësh ekonomik që nuk i kanë përmbushur kërkesat minimale ligjore, përfshirë dorëzimin e dokumentacionit në gjuhë të papërshtatshme, mungesën e dëshmive për zbatim të kontratave të ngjashme, si dhe dështimin për të vërtetuar kapacitetin teknik dhe financiar. Në të njëjtën kohë, janë eliminuar operatorë të tjerë për arsye më pak të rënda, madje disa prej tyre në kundërshtim me praktikën e vetë komunës për rastet e ngjashme.

 Shkelja e Ligjit për Prokurimin: Dokumentacion vetëm në gjuhën gjermane

Një nga shkeljet më flagrante që ka konstatuar eksperti lidhet me ofertuesin fitues. Ky operator ka dorëzuar dokumente të rëndësishme vetëm në gjuhën gjermane, përfshirë dëshmitë për makineri dhe certifikata për staf profesional. Sipas nenit 7, paragrafi 3 të LPP-së (Ligjit për Prokurimin Publik), gjuha zyrtare e prokurimit është shqip, serbisht ose anglisht. Gjermanishtja nuk është ndër to.

Eksperti ka theksuar qartë se oferta nuk është në përputhje me ligjin, dhe se autoriteti kontraktues (Komuna) ka vepruar në kundërshtim me ligjin kur ka pranuar këtë ofertë dhe e ka shpallur fituese.

Ndërkohë që të tjerët janë eliminuar për mangësi të tilla si mungesë datash ose mungesë nënshkrimesh, fituesit i janë falur dokumentet e pakuptueshme për stafin vlerësues. Standard i dyfishtë?

Mungesa e dëshmive të vlefshme për përvojën e stafit kyç

Komuna ka kërkuar që për pozitat kyçe (ing. i ndërtimtarisë dhe ing. i gjeodezisë) të dëshmohet përvoja përmes kontratave, dëshmive të punësimit ose referencave. Por fituesi ka dorëzuar vetëm certifikata, pa dokumente të tjera mbështetëse që do konfirmonin realisht përvojën në projekte të ngjashme.

Sipas ekspertit, kjo përbën mosplotësim të kërkesave të dosjes së tenderit, dhe si e tillë oferta duhej të skualifikohej, gjë që Komuna nuk e ka bërë, duke shkelur rregullat e barazisë dhe ligjshmërisë.

Vlerësim i pakompletuar dhe jo i paanshëm për përvojën e kompanisë

Një tjetër konstatim i rëndësishëm i ekspertit lidhet me mënyrën se si Komuna ka vlerësuar përvojën e fituesit. Për disa projekte të deklaruara, mungojnë kontratat që dëshmojnë realizimin, dhe mungojnë gjithashtu referencat nga autoritetet kontraktuese që do vërtetonin se punët janë kryer me sukses.

Në vend se t’i kërkonte këto dëshmi plotësuese apo ta skualifikonte ofertuesin, Komuna ka bërë një “vlerësim të supozuar”, duke i marrë të mirëqena deklaratat vetjake të kompanisë. Eksperti e cilëson këtë si vlerësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me ligjin, pasi vendimi nuk është mbështetur në prova konkrete.

Eliminimi i operatorëve të tjerë për çështje më të vogla se sa ato të fituesit

Eksperti ka evidentuar një tjetër problem madhor: dy operatorë janë eliminuar për mungesë të nënshkrimeve ose datave në disa dokumente, ndonëse kishin dorëzuar pjesën më të madhe të dokumentacionit.

Kjo vërteton se Komuna ka zbatuar standarde të ndryshme për operatorët në këtë tender, duke qenë më e ashpër me të pafavorizuarit dhe më tolerante me ofertuesin fitues, ndonëse ky i fundit kishte mangësi më të mëdha dhe më serioze.

Paqartësi dhe mungesë të dokumentacionit për makineritë e kërkuara

Për disa nga makineritë që duhej të dëshmonte fituesi, mungonin dokumentet pronësie ose marrëveshjet e huazimit. Edhe kur ishin dorëzuar, nuk përmbanin përkthime zyrtare në gjuhën shqipe, siç e kërkon ligji dhe dosja e tenderit.

Eksperti vëren se nuk mund të pranohet dëshmi teknike në gjuhë të huaj pa përkthim, sidomos nëse dokumentet nuk janë të kuptueshme për vlerësuesit vendorë.

“Mbështetur në analizën e pretendimeve dhe dokumentacionit të shqyrtuar, ankesa vlerësohet si pjesërisht e bazuar. Procesi i vlerësimit nuk është zhvilluar në përputhje të plotë me nenin 1 të LPP-së, i cili synon sigurimin e një sistemi të drejtë, transparent dhe ekonomik të prokurimit publik. Po ashtu, nuk janë respektuar në mënyrë të plotë nenet 6 dhe 7 të LPP-së, që garantojnë përdorim efikas të fondeve publike dhe trajtim të barabartë të operatorëve ekonomikë. Është vërejtur që është rekomanduar për kontratë një ofertë me çmim më të lartë, e cila sipas analizës nuk ka përmbushur në tërësi kërkesat e dosjes së tenderit, ndërkohë që disa mangësi në ofertat tjera mund të ishin sqaruar në përputhje me nenin 59.4 të LPP-së, i cili lejon sqarime dhe plotësime vetëm për dokumentacion ekzistues dhe të verifikueshëm para afatit të dorëzimit, pa ndryshuar materialisht ofertën, siç përcaktohet edhe në nenin 52 dhe nenin 72 të LPP-së. Rekomandohet që Paneli Shqyrtues ta aprovojë ankesën si pjesërisht të bazuar dhe t’i kërkojë Autoritetit Kontraktues rivlerësimin e ofertave, duke siguruar që sqarimet dhe plotësimet të jenë në përputhje me kërkesat ligjore, për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe me përdorim racional të buxhetit publik”, thuhet në raportin e ekspertizës., shkruan Demokracia.com.

Paneli shqyrtues i OSHP-së ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për këtë tender. Por konstatimet e ekspertit të angazhuar janë të qarta dhe të drejtpërdrejta se Komuna e Prishtinës ka shkelur Ligjin për Prokurimin në disa raste dhe ka vlerësuar në mënyrë të padrejtë ofertat.

Vlen të përmendet se ankesën në OSHP e ka drejtuar kompania “Eing Com”, e cila është tenderues i rregullt në Komunën e Podujevës dhe një kompani që ka shfaqur afërsi me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, kjo kompani ka arritur të fitojë edhe kontrata të mëdha nga Komuna e Prishtinës, siç është rasti i punimeve në tunelin e Kurrizit në Dradani të Prishtinës.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 798)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com