Kapiteni i Policisë së Kosovës në Lipjan është shkarkuar nga detyra, pas vdekjes së Agon Zejnullahu, raportonDukagjini.
Vdekja e 27 vjeçarit Zejnullahu shkaktoi reagim masiv në opinion duke ngritur pikëpyetje serioze rreth sjelljes brutale të policisë gjatë arrestimit të të ndjerit.
Gjykata Themelore në Lipjan ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e Agon Zejnullahut.Prokuroria paraqiti kërkesë për paraburgim ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe katër zyrtarëve të tjerë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri. Ata dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në rrethana të bashkëkryerjes, raportoi “Bekimi për Drejtësi”.