DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rashiq thotë se shpërthimi në postën e Zveçanit është i motivuar politikisht, s’është vepër e një qytetari të zakonshëm

1 Prill 2025
A A
Lista Serbe e akuzon se e ka fituar mandatin e deputetit me votat e shqiptarëve, Rashiq e mohon
Share on FacebookShare on Twitter

Nenad Rashiq, Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë në detyrë të Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan qëndrojnë elementë destruktivë me motive politike, ku të cilët synojnë të mbajnë tensionet në veri të vendit.

“Edhe më parë ka pasur raste kur incidente të tilla janë organizuar me qëllim, vetëm që të vazhdojë narrativa për mosintegrimin e veriut,” u shpreh ai për RTV Kim.

Ai ka thënë se ekzistojnë disa faktorë që mbështesin veprime të tilla dhe se largimi i serbëve nga institucionet, veçanërisht nga policia para më shumë se dy vitesh, ka krijuar një boshllëk institucional.

“Sikur të kishim zyrtarë policorë sipas strukturës demografike, siç kërkon ligji, këto vepra do të ishin më të rralla. Do të kishim njerëz nga komuniteti lokal që do të mund të udhëhiqnin më mirë hetimet”, shtoi Rashiq.

Derisa, se a mund të ketë lidhje shpërthimi me mbylljen e bankës së postës serbe dhe hapjes së Kosovës, ai u përgjigj se kjo ide është absurde.

“Nuk mund të besohet se një qytetar i zakonshëm reagon me hedhje bombash. Ky është një akt i organizuar, jo diçka spontane nga një individ i pakënaqur,” theksoi Rashiq.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 212)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Uncategorized (1)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com