Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit hapës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 28 Dhjetorit, të organizuar nga PDK – Dega në Ferizaj.
Në postimin e tij, Qalaj thekson rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit qytetar, duke i bërë thirrje të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të PDK-së që të jenë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm politik.
Tubimi shënon nisjen zyrtare të fushatës së PDK-së në Ferizaj, në prag të zgjedhjeve nacionale.
