Baica dhe Shala e Lipjanit kanë shprehur përkrahje të madhe për programin qeverisës të kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, duke dëshmuar unitet dhe besim në vizionin për zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, theksoi se kjo mbështetje është një sinjal i qartë i besimit të qytetarëve në një qeverisje të përgjegjshme dhe transparente, e cila vendos interesin publik në qendër të vendimmarrjes.
“Me unitet dhe përkushtim, po ecim përpara drejt një të ardhmeje më të mirë për Kosovën. Mbështetja nga Baica dhe Shala e Lipjanit na motivon të vazhdojmë punën me seriozitet dhe vizion,” u shpreh Qalaj.
Me mesazhin “Bashkë. Përpara.”, përkrahësit riafirmuan angazhimin e tyre për ndryshim pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Na priftë e mbara!
#PDK130
#BedriHamza1
#RashitQalaj26
