Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Pjetërshicës së Shtimes, ku nga afër u diskutua planprogrami i Bedri Hamzës për Kryeministër të Kosovës.
Gjatë takimit, Qalaj theksoi se mbështetja qytetare është dëshmi e qartë e besimit në vizionin e PDK-së dhe në alternativën qeverisëse që kjo parti ofron.
“Me banorët e Pjetërshicës u zotuam se do të ecim bashkë përpara drejt fitores së PDK-së. Pas 28 dhjetorit, Kosova do ta ketë Bedri Hamzën Kryeministër, me një qeverisje të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Qalaj.
Takimi u karakterizua nga diskutime të hapura, unitet dhe përkrahje e fuqishme për PDK-në dhe kandidatët e saj.
#BashkëPërpara
#PDK130
#RashitQalaj26
