Në një takim me nëndegët e qytetit të Shtimes, kandidati për deputet nga PDK, Rashit Qalaj, ka prezantuar nga afër vizionin e Bedri Hamzës për Kosovën – një vizion i qartë dhe i qëndrueshëm, i bazuar në zhvillim ekonomik, mirëqenie për qytetarët dhe qeverisje të përgjegjshme.
Gjatë këtij takimi u theksua se ky vizion po gjen mbështetje të gjerë në mbarë Kosovën, pasi mbështetet në punë konkrete, përvojë institucionale dhe besim qytetar. Shtimja, edhe kësaj radhe, dha mesazhin e qartë të përkrahjes dhe angazhimit për fitoren e madhe të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
