DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Reagon Bajrami: Hekurani mos të derdhë lot krokodili, Prokuroria t’i trajtojë kallëzimet e LDK-së

16 Korrik 2025
A A
Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme ku shpallet joligjor ushtrimi i njëkohshëm i pozitave të deputetit dhe ministrit.

Bajrami në një shkrim në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga deputeti Hekuran Murati që“mos të derdhë lot krokodili”.

“Hekuran, mos derdh lot krokodilli, sepse askush më shumë se ti nuk e ka ndihmuar këtë monopol, katër vjet veç i ke kqyrë seri.A duhet të bëhet digjitalizimi i fiskalizimit? PO, sa më parë! Dhe ti Hekuran deputeti këtë është dashur ta bëje në vitin e dytë të qeverisjes si ministër, nëse s’ka pasur mundësi ta bëje vitin e parë, por ja që ka vendosur të nxjerrësh udhëzim administrativ vetëm kur të ka përfunduar mandati”– ka shkruar ajo.

Pas aktgjykimit të Supremes, Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale që t’i trajtojë kallëzimet penale të LDK-së ndaj deputetëve të VV-së.Dhe tani pas këtij aktgjyimi/sqarimi të Gjykatës Supreme, i bëj thirrje Prokurorisë Speciale t’i trajtojë kallëzimet penale të LDK-së kundër deputetëve të Vetëvendosjes dhe t’i nxjerrë para drejtësisë, prej deputetit Kurti e teposhtë.

Sundimi i ligjit nënkupton që të japin llogari të gjithë deputetët që kundërligjshëm dhe në mënyrë kundërkushtetuese po mbajnë pozita ekzekutive.Çdo vendim i Qeverisë i nxjerrë nga deputetët, përfshirë Kurtin, është i kundërligjshëm dhe rrjedhimisht duhet të jetë subjekt i hetimit penal”.

Mes tjerash, Bajrami i ka bërë thirrje për hetim edhe Agjencisë Kundër Korrupsion.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme, i bëj thirrje edhe Agjencisë Kundër Korrupsionit të hetojë dhe të konstatojë konfliktin e interesit ndaj deputetëve që mbajnë pozita ekzekutive në Qeveri, që mbajnë këshilltarë kundërligjshëm dhe që shfrytëzojnë pasurinë e shtetit – përfshirë veturat dhe zyrat – në mënyrë të paligjshme”– ka shkruar ajo.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 699)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com