Rukë Haradinaj, nëna e heronjve dëshmorë Luan e Shkëlzen Haradinaj, rrallëherë është rrëfyer për jetën e vështirë dhe humbjet e mëdha përgjatë luftës çlirimtare të viteve 90-ta. Nëna Rukë, siç tashmë njihet gjerësisht, ka pasur disa raste kur është rrëfyer për ngjarjet tragjike me të cilat u përballë ndërvite.
Në një rrëfim për librin e autores Sanije Gashi, Nëna Rukë tregon ngjarjen e rënies heroike të Luanit, tash hero i Kosovës.
Në rrëfimin e saj, Nëna Rukë tregon si e kuptoi lajmin e rënies së Luanit, i cili ra dëshmor në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, gjersa po transportonte armë.
”E hetova se diçka kishte ndodhë, por nuk po më tregonin, deshën të më jepnin një ineksion, por s’e kuptoja përse.
Shkëlzeni më mbajti për dore, u ula në korridor e i thashë: Djali jem, pashë gjinin që t’a kam dhanë, kallzom çka na ka gjetë..
E kapi kryet me dorë e tha: Nanë n’a është vra Luani, po mos kajë, se na e kanë vra serbët.
Kush nuk ma ka ndí zanin, sikur me m’pas thanë u martu.
Të nesërmen kur jam çu në mëngjes, pashë që i prejshin lopët, eh aty kam kajtë. Thash me veti në vend që sot t’ia marrim nusen, ai qenka varrosur.
Luani m’thojke;
Nanë, çkado që bahet, ti lot mos derdh, se nuk duhet. Unë jam si bryma para diellit, sot jam, nesër s’jam” – rrëfente Nëna Rukë.
