DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Renovohet Poliklinika Stomatologjike publike në Prishtinë, nga e hëna bëhen të gjitha shërbimet sekondare për dhëmbë

21 Qershor 2025
A A
Renovohet Poliklinika Stomatologjike publike në Prishtinë, nga e hëna bëhen të gjitha shërbimet sekondare për dhëmbë
Share on FacebookShare on Twitter

Poliklinika stomatologjike në Prishtinë përfundoi renovimin e plotë dhe pritet të fillojë me ofrimin e shërbimeve që nga e hëna e ardhshme.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, në një intervistë për Ekonomia Online, bëri të ditur se tashmë janë krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe stafin si dhe është përmirësuar inventari dhe infrastruktura.

“Ne kemi përfunduar renovimin e gjithë Poliklinikës stomatologjike. Ajo është e vetmja e nivelit sekondar në nivel të Kosovës. E kemi themeluar gjatë këtij mandati, duke u bazuar në Ligjin për kryeqytetin. Kemi të drejtë për themelimin e institucionit sekondar. Poliklinika ka qenë institucion që ka dhënë shërbime sekondare, por ka qenë në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në kryeqytet. Në vitin 2022, Kuvendi Komunal e ka themeluar poliklinikën dhe tani jemi në fazën e renovimit të saj komplet. Ka kushte më të mira edhe për qytetarët, inventar të ri dhe do të jetë nga shërbimet më cilësore” , tha Sadiku.

Poliklinika stomatologjike është e vendosur, afër Pallatit të Rinisë.

“Në këtë poliklinikë do të bëhen të gjitha shërbimet sekondare: nxjerrja e dhëmbëve, operime të ndryshme në nivel sekondar, të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim. Prej të hënës së ardhshme, do të fillojë dhënia e shërbimeve”, tha Sadiku.

Ai rikujtoi se sistemi stomatologjik në Prishtinë është i vetmi në sektorin publik në Kosovë që ofron shërbime 24 orë.

“Stomatologjia në Prishtinë ka vazhduar të japë shërbime cilësore për qytetarët dhe realisht sistemi stomatologjik është i vetmi sistem në sektorin publik që punon 24 orë. Me sa kam informata, në nivel të Kosovës nuk ka stomatologji që kujdestaron. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardani e kemi shërbimin 24 orë”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (2)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 734)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com