DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Reuters” citon dy sondazhe: Vetëvendosja ka rënë në rreth 40%

6 Shkurt 2025
A A
“Reuters” citon dy sondazhe: Vetëvendosja ka rënë në rreth 40%
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më nëntë shkrurt, agjencia e njohur e lajmeve “Reuters”, shkruan për “dhimbjen” e sanksioneve të Bashkimit Evropian që ndihet në vend, të cilat u vendosen para një viti e gjysmë. Mes tjerash, citohen edhe dy sondazhe, që e tregojnë partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, në rreth 40 për qind.

Artikulli nis me disa fjalë për kinemanë “Lumbardhi” në Prizren, e cila ka transmetuar filma nga Japonia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe ka pritur artistë ndërkombëtarë nër festivalin vjetor të filmit dokumentar.

Por kjo hapësirë është përballur me probleme financiare dhe po mbështetej në një grant prej 1.5 milionë eurosh nga Bashkimi Eropian për rinovimin e sistemeve të ngrohjes dhe kullimit, siç tregon drejtori ekzekutiv, Ares Shporta.

Siç thuhet në artikull, më 7 tetor, ai mori një email nga zyrtarë të BE-së të cilët i thanë se granti i është anuluar për shkak të “masave të vazhdueshme të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Qeverisë së Kosovës” – një referencë kjo për shkurtimet e fondeve të BE-së të miratuara në vitin 2023, për atë që blloku tha se kishte të bënte me rolin e kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të Kosovës.

“Ndikoi në besimin e komunitetit te ne, por edhe te BE-ja, e cila pretendon se përkrah diversitetin kulturor” – ka thënë Shporta.

Derisa BE-ja nuk ka publikuar ndonjë listë të programeve të prekura, dy burime, përfshirë një diplomat i lartë, i kanë thënë agjencisë se dhjetra projekte që arrijnë vlerën e të paktën 150 milionë euro kanë ngecur pas vendosjes së masave.

Këto, përfshijnë një impiant për trajtimin e ujërave të zeza, me vlerë 70 milionë euro, dhe rinovimin e një salle të koncerteve.

Tutje raportohet se Prishtina ka minimizuar rolin e këtyre masave, megjithatë, fati i “Lumbardhit” dhe projekteve të tjera të identifikuara nga “Reuters” tregon ndikimin e tyre.

Madje, “Reuters” ka shkruar se dy sondazhe private të ndara me ta, kanë treguar partinë e Kurtit dhe partnerët e tyre në koalicion me rreth 40 për qind të votave, shumë më pak se 50.2 për qind sa morën në vitin 2021.

KATEGORITË

  • Botë (1 143)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 656)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (892)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com