DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rezultatet e zgjedhjeve, Përparim Rama uron VV’në – ka disa fjalë për Lumir Abdixhikun

10 Shkurt 2025
A A
Rezultatet e zgjedhjeve, Përparim Rama uron VV’në – ka disa fjalë për Lumir Abdixhikun
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një postim pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku sipas rezultateve preliminare, VV është e para, pasuar nga PDK dhe LDK.

Rama e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë, teksa ka thënë se shpreson që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë ndër prioritete kryesore në agjendë.

Ai ka përgëzuar partitë opozitare, që siç ka thënë, tzhvilluan një fushatë dinjitoze, të drejtë dhe demokratike, duke dëshmuar se politika në Kosovë mund të bëhet me vizion dhe përgjegjësi.

Ka pasur edhe disa fjalë për kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun.

“Dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Lumir Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për një fushatë model, të ndërtuar mbi parimet e kulturës politike, vizionit dhe unitetit. LDK, nën drejtimin e tij, ka treguar se debati politik duhet të zhvillohet mbi bazën e ideve dhe alternativave konkrete, duke forcuar besimin në një të ardhme më të ndritur për Kosovën.Në këtë frymë, një mirënjohje e veçantë shkon për angazhimin e LDK-së për Prishtinën – jo vetëm si kryeqyteti i Kosovës, por si qendra e zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të Republikës sonë. Një Prishtinë moderne, funksionale dhe e urbanizuar me vizion është çelësi për një Kosovë të fortë dhe konkurruese në rajon”, ka shkruar Rama.

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 547)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (873)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com