DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rilind Gërvalla vazhdon me udhëheqjen “si në bahçe të babës”: Ndëshkon pesë moderatorë të RTK-së

29 Mars 2025
A A
Rilind Gërvalla vazhdon me udhëheqjen “si në bahçe të babës”: Ndëshkon pesë moderatorë të RTK-së
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i Vetëvendosjes në RTK, Rilind Gërvalla, ka larguar pesë moderatorë nga ekrani, duke i akuzuar ata për reklamimin e aktiviteteve personale në rrjetet e tyre sociale.

Gërvalla ka ndëshkuar me largim Fëllanza Çitakun, Fitore Rexhepin, Alba Merovcin, Jehona Zhitin dhe Arbër Zekën.

Ky veprim ka ardhur pas një paralajmërimi të dhënë nga Gërvalla në fillim të muajit mars, ku ai u kishte bërë të ditur stafit të RTK-së se nuk kanë të drejtë të bëjnë reklama personale në rrjetet e tyre sociale, pasi duhet të ruhet profesionalizmi i televizionit publik.

“Duke marrë parasysh misionin e transmetuesit publik për të ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë e programeve tona, ju njoftojmë se është marrë vendim për tu ndaluar reklamimi i produkteve, shërbimeve, ose brendeve në rrjetet tuaja sociale. Ky vendim është marrë në përputhje me politikën tonë të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë të transmetuesit publik, si dhe për të shmanguar çdo ndërlidhje të mundshme mes interesave të jashtme dhe misionit tonë publik”, thuhet në këtë Email të RTK-së.

Ky konstatim i Gërvallës do të ishte korrekt, sikur të mos abuzonte me postin e tij në RTK për të prodhuar lajme të rrjeshme kundër mediave të Kosovës. Gërvalla që i shërben Vetëvendosjes në RTK kishte cituar një pseudomedium të Bosnjës se kinse media në Kosovë paguhen nga terroristi Milan Radoiqiç . Profesionalizmi dhe Gërvalla janë dy pole të kundërta në punën e tij në RTK që nga marrja e mandatit të Qeverisë Kurti.

Gërvalla ua kishte ndaluar të gjithë stafit të RTK që të bëjnë marketing në të gjitha rrjetet e tyre sociale.

“Vendimi vlen për të gjitha platformat e rrjeteve social përfshirë, por pa u kufizuar, në Facebook, Instagram, X, Tik Tok, LinkedIn dhe të tjera, duke garantuar që imazhi dhe misioni i transmetuesit publik të mbeten të paanshme dhe të pavarura nga influencat e jashtme, ashtu siç është e përcaktuar në Ligjin për RTK”, thuhej në shkresën që Gërvalla ua kishte dërguar stafit të RTK.

KATEGORITË

  • Botë (1 110)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 001)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (67)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com