Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se ekziston mundësia e një “mafie energjetike” në Ballkan me seli në Beograd, por mohoi çdo lidhje të institucioneve të Kosovës me të, raporton Ekomia Online.
Ajo theksoi se nuk ka asnjë raport apo kontakt, qoftë shoqëror apo biznesor, mes Kosovës dhe këtij rrjeti të supozuar, duke i cilësuar akuzat si të pabazuara dhe pa fakte.
Rizvanolli u bëri thirrje qytetarëve të mbështeten në informatat zyrtare nga kompanitë përgjegjëse.
“Nuk po ndalen disa duke e thënë. Mafia energjetike në Ballkan mund të ekzistojë, e të ketë selinë në Beograd, por asnjë institucion i Kosovës s’ka asnje raport, lidhje apo kontakt me të, as shoqëror e as biznesor, e as kurrfarë. Absurde që ta them pasi ata që akuzojnë, s’kanë asnjë fije fakti për atë që e thonë. Prej tyre s’mund të presim të jenë korrektë, por ju lus që të mos i merrni të mirëqena të gjitha deklarimet që i lexoni, por t’u referoheni informatave zyrtare nga kompanitë përgjegjëse”, ka thënë ajo.