DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rizvanolli: Në fund të kësaj jave hyn në fuqi tregu i lirë i energjisë

29 Maj 2025
A A
Rizvanolli: Në fund të kësaj jave hyn në fuqi tregu i lirë i energjisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për medie ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka njoftuar se gjashtë furnizues janë tashmë aktiv në treg, ndërsa pesë prej tyre kanë ofruar oferta për biznese, raporton Ekonomia Online.

Ministrja ka shtuar se ditë më parë janë zhvilluar takime me prodhues vendorë dhe odat ekonomike për t’iu ofruar bizneseve informata dhe mbështetje në këtë proces.

“Në fund të kësaj jave hyn në fuqi tregu i lirë i energjisë. Këto përbëjnë më pak se 1 për qind e ndërmarrjeve në Kosovë dhe janë më të fuqishmet, përfshihen rreth 300 prodhues. Ky proces është i përcaktuar me Ligj të energjisë elektrike dhe Kosova është vendi i fundit në rajon që po kalon në këtë tranzicion. Kemi pranuar një mori shqetësimesh nga bizneset. Më 19 maj kemi organizuar një takim me odat dhe përfaqësuesit e bizneseve për të kuptuar shqetësimet e tyre. Na kanë thënë se liberalizimi është proces që duhet të ndodhë, por që janë tri ankesa: çmimi i lartë si rezultat i konkurrencës së ulët në treg, mungesa e qasjes proaktive për informim nga ZRrE-ja”.

“Një ndër arsyet kryesore pse nuk kanë dhënë oferta ka qenë paqartësia nëse procesi do të shtyhet përsëri. Janë shtuar edhe dy kompani të licencuara, duke shtuar numrin në 21 dhe nga këto tek ZRrE 6 kanë deklaruar janë aktive. Dje kemi organizuar një takim me biznese dhe oda, aty kemi ftuar një kompani të Kosovës që operon në treg të hapur që nga viti 2017. Propozimi im është të ftojë furnizuesit e licencuar dhe bizneset që do të dalin në treg. Me oda dhe biznese. Në takimin e djeshëm kryeministri i siguroi bizneset se qeveria do t’u qëndrojë pranë në secilin hap veçanërisht prodhuesve.
Kemi dëgjuar se bizneset kanë presion nga Oda Ekonomike e Kosovës për të mos marrë pjesë në takime dhe mos nënshkruar kontrata. Disa kanë thënë hezitojnë të vijnë në takimin e sotëm pasi nuk ndjehen mirë në një pozitë të tillë. Këta që janë bllokues janë pak, por të zëshëm”, tha Rizvanolli.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 852)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com