DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rizvanolli: Për çështjet teknike të energjisë, drejtohuni te KEK-u, KEDS-i ose KOSTT-i

23 Qershor 2025
A A
Rizvanolli: Për çështjet teknike të energjisë, drejtohuni te KEK-u, KEDS-i ose KOSTT-i
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk dha përgjigje konkrete për një sërë pyetjesh teknike lidhur me furnizimin me energji elektrike, gjatë një konference për media të mbajtur sot, raporton Ekonomia Online.

E pyetur për tenderët, sasinë e naftës së shpenzuar për funksionalizimin e blloqeve të termocentralit dhe për kostot aktuale të importit të rrymës, Rizvanolli i referoi gazetarët te KEK-u, KEDS-i dhe KOSTT-i.

“Për informata të sakta, më duhet të ju referoj te KOSTT-i…te KEK-u, te KEDS-i.Faleminderit shumë për pyetjet, por këto janë pyetje që duhet t’i drejtoheni KEK-ut. Nuk kam çka të shtoj për këtë, faleminderit” – thotë ajo.

Ndërkohë, lidhur me një pamje të publikuar nga Sindikata e Re e KEK-ut ku shihet një punëtor në kushte të rënda pune, Rizvanolli tha se nuk ka informacione për rastin dhe se për këtë duhet pyetur KEK-u.

“Nuk i kam këto informata nëse cilido punëtor është punëtor i KEK-ut apo jo, apo ndonjë informatë tjetër që kanë të bëjnë me procedurat ose veshjen ose pajisjet e punëtorëve në KEK, ju inkurajoj për këtë të pyesni KEK-un. Jam falënderuese për punën dhe angazhimi që bëhet në KEK, që me krejt vjetësinë që kanë të mbesin në punë”, tha ajo.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 753)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com