Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, bashkë me familjen e tij kanë mbërritur në Rovies të Greqisë për t’i vazhduar pushimet verore.
Në pamjet e publikuara nga e dashura e Ronaldos, Georgina, në profilin e saj Instagram, shihet se dyshja po i shijojnë pushimet në Greqi me jahtin e tyre luksoz.
Ronaldo mbërriti në Greqi nga Mallorca, pas kritikave që mori për mungesën e tij në varrimin e ish-bashkëlojtarit të tij te Portugalia, Diogo Jota.
Për mungesën në varrimin e Jotas, Ronaldo kishte thënë se nuk ka dashur ta marrë më tepër vëmendjen ai sesa ceremonia mortore e Jotas.