DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rozeta Hajdari rreth dyshimeve për favorizimin e EXFIS-it në Pejë: S’jam në dijeni, s’jam aspak e informuar

18 Qershor 2025
A A
Rozeta Hajdari rreth dyshimeve për favorizimin e EXFIS-it në Pejë: S’jam në dijeni, s’jam aspak e informuar
Share on FacebookShare on Twitter

EXFIS – rrjeti i njohur i karburanteve në Kosovë, njëherit që figuron edhe në mesin e donatorëve të partisë Vetëvendosje, prej kohësh operon në një pikë (vend) – jashtëligjshëm në Pejë. Ministrja Rozeta Hajdari, ‘nuk ka informacione për këtë’…

Gazeta Nacionale, raportoi ekskluzivisht para pak ditësh, rreth ngritjes së një aktakuze ndaj një pronari të një pompe derivatesh (Eko Green, pronari Gani Veselaj), pikat kyçe të së cilës ishin se objekti operon pa leje dhe është në një zonë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Kur Gazeta Nacionale kishte trajtuar këtë temë, pyetje kishte nisur edhe në adresë të Ministrisë së Tregtisë, por që atëherë, përgjigje nuk morëm.

Andaj sot e kemi pyetur ministren në detyrë Rozeta Hajdari, nëse është në dijeni për rastin. Ajo mohoi të ketë informacione për këtë rast, por i kërkoi gazetares tonë, që pyetjet t’ia dërgojë drejtpërdrejt Kabinetit të saj.

Kështu e ‘pështjelli’ përgjigjen ministrja në detyrë rreth këtij rasti:

“MINT kur ka fillu mandatin më 2021, ne kemi gjetur një sektor të naftës shumë të paformalizuar, ku më shumë se 50% e pikave të shitjes së karburanteve kanë qenë të palicencuara sepse certifikatat që kanë marrë, licencat kanë kushtu shumë, kanë pasë një tarifë shumë të lartë, prej 3.000 deri në 5,000 euro për naftën, por me ligjin e ri për produktet e naftës, kemi thjeshtuar dhe kemi motivuar sektorin privat që të licensojë produktet e naftës. Është rezultat i madh i MINT, ku kemi arritur të formalizojmë 98% të operatorëve ekonimik me licenca, të cilat kanë një kohëzgjatje prej 3 vjet në 6 vite” – gjeneralizon përgjigjen Hajdari.

Ajo tha se nuk i mban mend emrat e kompanive të licensuara sepse ka shumë sosh.

“Unë si minister nuk mbaj mend emrat e kompanive të përveçme si individuale, por e di se më vijnë qindar licenca në cabinet për ti nënshkruar”, tha Hajdari.

Ajo tha ‘nuk është në dijeni aspak për rastin’.

“Jo nuk jam në dijeni, nuk jemi aspak të njoftuar. MINT pikërisht për sektorin e naftës, ka intensifikuar inspektimin duke rritur inspektimet për më shumë se 100% gjatë këtij mandate. Ne jemi në dijeni kur inspektorati qendror tregon sa operatorë janë gjobitur dhe janë dërguar në organet e drejtësisë. Si ministre nuk jame e informuar për një biznes të vetëm”, tha Hajdari.

Pavarësisht se Nacionale ka dërguar pyetjet në adresën e duhur, në MINT, ministrja kërkon që pyetjet t’ia nisim specifikisht në Kabinet.

“Nuk e di, do të përgjigjem me shkrim. Ma dërgo drejt në kabinet dhe ju përgjigjem se a ka pasur inspektim. Për një biznes të vetëm kur ka qindar biznese në ARBK, që edhe inspektohen, nuk e mbaj mend. Janë 46 mijë biznese që regjistrohen gjatë këtij mandati qeverisës”, thotë Hajdari.

Në mars të këtij viti, Prokuroria Themelore në Pejë, kishte ngritur aktakuzë ndaj Gani Veselajt, pronar i një pompe derivatesh që quhet ‘Eko Green’.

Aktakuza, veç tjerash ka dy pika kyçe, atë se objekti është pa leje dhe bash në një zonë që është në mbrotje të trashëgimisë kulturore.

Pavarësisht që Inspektorati në komunën e Pejës, ia kishte vënë shiritat këtij objekti – për t’ia ndalur punën, i akuzuari Gani Veselaj, pronar i Eko Green, kishte lidhur marrëveshje me kompaninë Exfis që kjo kompani, ta shfrytëzonte këtë vend me qira.

Pavarësisht vendosjes së shiritave që puna të mos vazhdonte dhe pavarësisht ekzistencës së një aktakuze kundër operimit në këtë zonë e madje edhe që kërkon rrënimin e objektit, edhe kompania EsFis s’ia vetë letrat shtetit dhe vazhdon punën edhe sot…

E kur jemi te letrat e shtetit, vlen të përmendet se kompania ExFis me letra e ka ndihmuar si donatore pushtetin aktual, ku pasqayrat financiare të KQZ-së, në një rast e tregojnë këtë kompani, që ka ndihmuar me naftë Lëvizjen Vetëvendosje në vlerë prej 21 mijë euro.

Derisa Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Pejës, kishte vendosur shirita në këtë pompë derivatesh, nga Drejtoria e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Hajrulla Çekut, nuk kishte marrë asnjë hap lidhur me rastin.

Është interesant fakti se Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje më datën 21 maj të këtij viti te Drejtoria e Inspektoratit të trashëgimisë Kulturore në kuadër të Ministrisë dhe kjo e fundit, pesë ditë më vonë, pra më 26 maj 2025, i kërkon Prokurorisë që t’i zgjerojë hetimet.

Për ta kuptuar më lehtë, në mars ka aktakuzë të ngritur rreth kontestit të këtij objekti ndërkaq në maj, Prokuroria pranon kërkesë nga Inspektorati i Ministrisë që të zgjerohen hetimet.

Gazeta Nacionale, ka siguruar të plotë aktakuzën rreth këtij rasti, përfundimi i së cilës veç tjerash thotë:

“…Duke pasur parasysh të gjitha provat e lartcekura dhe duke i çmuar ato në lidhshmëri logjike dhe faktike me njëra tjetrën, kam vlerësuar se në veprimet e të pandehurit Gani Veselaj, qëndrojnë të gjitha elementet e veprës penale ‘Ndërtim pa leje’

Dhe aktakuza vazhdon:

“…si dhe në veprën penale Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Tutje akatakuza, vazhdon me propozimin që të rrënohet ndërtimi pa leje.

Duke qenë se aktakuza e prokurorisë, pronari i pompës fillestare ‘Eko Green’, që më vonë ia jep EsFisit për shfrytëzim, Gani Veselaj, ngarkohet me veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘heqja po dëmtimi i vulave zyrtare apo i shenjave’, ne kemi kontaktuar këtë të fundit, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet.

Nacionale ka pyetur drejtoreshën e urbanizmit në komunën e Pejës, rreth këtij rasti.

Nacionale ka biseduar edhe me drejtoreshën e urbanizmit në komunën e Pejës.

Nacionale ka kërkuar të kontaktojë edhe Gjykatën Themelore në Pejë, edhe kompaninë Infrakos, si dhe te Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – që nga kjo e fundit, të kuptonim nëse kanë dhënë leje që ExFis të operojë në këtë pikë, por nga asnjë prej tyre, nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e kësaj storie.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 609)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com