Një incident i rëndë është regjistruar në fshatin Babindoll të Rahovecit, ku tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person, duke i shkaktuar lëndime që kanë kërkuar trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende nuk janë bërë plotësisht të ditura, ndërsa viktima si pasojë e rrahjes është dërguar për trajtim në spital.
Sipas informacioneve fillestare, Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit, të cilët më pas janë shoqëruar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të këtij sulmi.
