Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes së dheut në rrugën “Malush Kosova”.
Rama me anë të një postimi në ‘Facebook’ deklaroi se ka kërkuar pezullimin nga puna të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e përfshirjes së tyre deri në përfundim të hetimeve.
“Kërkoj nga Prokuroria që të nisë menjëherë procedurat hetimore! Ofroj bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit. Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve”, ka deklaruar Rama.
“Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës”, ka thënë Rama.
Rama ka thënë se në rast se konstatohen shkelje, do të ketë masa të mënjehershme “nga largim nga puna deri në ndjekje penale”.
