DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rreziku nga votimi i hapur i Listës Serbe për Qeverinë Kurti 3

Shkruan Hisen Berisha

26 Tetor 2025
A A
Berisha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndez debatin politik në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Ky nuk është votim i zakonshëm parlamentar.
Është test për shtetin dhe për orientimin e tij strategjik.
Votimi eventual i Listës Serbe për Qeverinë Kurti 3 duhet parë si një veprim strategjik i Beogradit, jo si rastësi politike në Kuvendin e Kosovës. Ky skenar është pjesë e një loje të rrezikshme që e zgjat jetën e një pushteti që ka dështuar në çdo dimension shtetformues dhe që është nën sanksione të drejtpërdrejta amerikane dhe evropiane.

Nuk mund t’i ndodhë Kosovës gjë më e keqe se vazhdimi i jetës politike të një spektri qeverisës si ky i Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Bëhet fjalë për një lider që vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të pabesueshëm, me të cilin nuk bashkëpunojnë, dhe që ka ndërprerë dialogun strategjik me aleatët perëndimorë, duke e futur Kosovën nën sanksione të plota. Vetë SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë se qeveria Kurti është arsyeja e këtyre sanksioneve.

Fakti që LDK dhe parti të tjera kanë votuar më parë për emra si Nenad Rashiq, tregon frikën reale se jo vetëm votat serbe, por edhe ato të disa partive kosovare mund të shërbejnë për rikthimin në pushtet të Kurtit 3. Kjo e bën edhe më të dyshimtë dhe më të rrezikshme mundësinë që Lista Serbe ta votojë hapur Qeverinë Kurti.

Një votim i tillë do të ishte dëm i madh ndaj shtetit të Kosovës – një aleancë e fshehtë politike ndërmjet Beogradit dhe Qeverisë Kurti, që shërben interesave të Serbisë dhe Rusisë, jo interesave të qytetarëve të Kosovës. Nëse ndodh kjo, është akt i tradhtisë politike ndaj aleancës strategjike me SHBA dhe ndaj vetë konceptit të pavarësisë së Kosovës.

Këto janë këmbanat e alarmit që duhet të vënë në lëvizje çdo mekanizëm institucional e politik që ende nuk është komprometuar. Në rastin ekstrem, duhet të shqyrtohet aktivizimi i parimit ndërkombëtar “R2P – Responsibility to Protect”, si dhe ndërhyrja e mekanizmave ligjorë amerikanë, përfshirë FBI-në, në rast se provohet një bashkëpunim që rrezikon investimin strategjik amerikan në Kosovën, si shtet i pavarur, sovran dhe i shkëputur nga ndikimi serb e rus.

Prandaj, seanca e Kuvendit që mblidhet sot për votimin e Qeverisë Kurti 3 nuk është vetëm procedurë parlamentare por është test për shtetin. Votimi i Listës Serbe do të ishte akt i legalizimit të një kapje politike me prapavijë serbo-ruse, që mund të shënojë fillimin e krizës më të rëndë të sovranitetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

KATEGORITË

  • Botë (1 121)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 143)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (823)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com