Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, veçanërisht konfrontimet mes Iranit dhe SHBA-së, ka filluar të reflektohet menjëherë në tregun e karburanteve në Kosovë. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar për paqartësi të mëdha në ditët në vijim.
Në një prononcim për Insajderin, Berjani tha se lëvizjet e pakontrolluara në bursat ndërkombëtare e bëjnë të pamundur parashikimin e saktë të trendit të çmimeve.
Sipas Berjanit, vlerat me të cilat po shitet karburanti në pikat e pakicës sot janë:
Dizelli: 1.70 € deri në 1.78 €
Benzina: 1.30 € deri në 1.42 €
“Nuk po mund t’i parashikoj çmimet që do të kemi në ditët në vijim, sepse ka lëvizje të mëdha në bursa dhe në tregjet ndërkombëtare,” deklaroi Berjani, duke shtuar se çmimi furnizues i ditës së premte ka kapur vlerën prej 1.74 €.
