Komuna e Prishtinës ka njoftuar mbylljen e rrugës “Robert Doll” për disa orë për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës, (pastrimi i asfaltit të dëmtuar).
“Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar në këtë zonë gjatë kësaj kohe. Bashkë për një qarkullim më të sigurt dhe një infrastrukturë më të mirë në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e komunës.
