DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rushiti: Dhuna seksuale në luftë nuk i ka prekur vetëm gratë por dhe burrat

14 Prill 2025
A A
Rushiti: Dhuna seksuale në luftë nuk i ka prekur vetëm gratë por dhe burrat
Share on Facebook

Në Ditën Memoriale për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës, Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka folur sot në RTK për dimensionin shpesh të heshtur të kësaj dhune – përjetimet e burrave gjatë luftës.

“Lufta nuk i ka prekur vetëm gratë. Dimensioni i saj është edhe tek burrat”, tha ajo, duke nënvizuar se këtë vit kjo ditë po shënohet ndryshe – në një vend historik, ku për herë të parë në Kosovë një burrë flet publikisht për ngjarjen e tij gjatë luftës.

Rushiti tha se kjo nuk është e lehtë në një shoqëri ku burrëria glorifikohet, ku burri shihet si i paprekur dhe i pathyeshëm. “Ekzistojnë sterotipet dhe pritjet shoqërore që ia pamundësojnë burrit të shihet si viktimë dhe, aq më shumë, t’i lejohet të kërkojë ndihmë qoftë në familje, në shoqëri apo në organizatë”, tha ajo.

Tutje tregoi se ky i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës ka qenë pjesë e të gjitha aktiviteteve të organizatës QKRMT, ka marrë pjesë në forume, ka qenë pjesë e librave, ka qenë në media dhe në takime me ambasada, por gjithmonë me identitet të mbrojtur. “Dalja publike e Vasfije Krasniqit ka qenë një inkurajim për të, si dhe për shumë burra të tjerë që kanë shprehur dëshirën të flasin për përjetimet e tyre”, shtoi Rushiti.

Sipas saj, përpara se një viktimë të dalë në publik, puna e parë është përpunimi i traumës dhe ndërtimi i mbështetjes nga familja dhe rrethi i gjerë. “Që kur një histori të dalë në sipërfaqe, personi të ketë përkrahjen maksimale nga familja, kjo është pika kyçe”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 513)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 365)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com