DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Rusia pretendon: Ukraina tentoi të godasë helikopterin e Putinit gjatë vizitës në Kursk

25 Maj 2025
A A
Rusia pretendon: Ukraina tentoi të godasë helikopterin e Putinit gjatë vizitës në Kursk
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ka pretenduar se Ukraina ka ndërmarrë një sulm me dronë me qëllim për të goditur helikopterin presidencial të Vladimir Putinit gjatë një vizite të tij në rajonin e Kurskut, afër kufirit me Ukrainën.

Gjeneralmajori rus Yuri Dashkin deklaroi për mediat shtetërore se gjatë kohës që presidenti rus ndodhej në këtë rajon, Ukraina nisi një “sulm të paparë” me fluturake pa pilot.

“Gjatë periudhës kur presidenti Putin po punonte në rajonin Kursk, ukrainasit nisën një sulm të paparë me fluturake pa pilot. Grupi i mbrojtjes ajrore në këtë zonë shkatërroi 46 dronë”, tha ai, duke shtuar se sulmet ndodhën pikërisht gjatë fluturimit të helikopterit të Putinit.

Dashkin shtoi se “intensiteti i sulmit gjatë fluturimit të helikopterit të komandantit suprem mbi rajonin Kursk u rrit ndjeshëm” dhe se njësitë e mbrojtjes ajrore zhvilluan një betejë në ajër për të mbrojtur presidentin rus.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, gjenerali konfirmoi se “helikopteri i Putinit ishte në të vërtetë në zonën e luftimeve”, duke lënë të kuptohet se Ukraina mund të ketë pasur dijeni për vizitën e pareklamuar të liderit rus në Kursk.

Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar mbi këto pretendime deri tani.

KATEGORITË

  • Botë (1 038)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 339)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (65)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com