Ermal Sadiku, deputet i LDK-së, ka reaguar në lidhje me raportimet për shpalljen e Donika Gërvallës, ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti III, “non grata” nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Sadiku ka shkruar se shqiptaria është më e madhe se secili individ.
Postimi i plotë:
Shqiptaria është më e madhe se çdo individ qoftë Edi Rama apo Donika Schwarz.
Bashkimi kombëtar nuk ndërtohet nga emra të përveçëm, por nga dashuria dhe vullneti i një populli të tërë.
Kjo dashni nuk ka emër. As Ermal, as Edvin, as Donika. Dhe, siç u pa, më së paku e kishte emrin Albin. Ata që e përdorën idenë e bashkimit si mjet politik, në fakt ishin ata që më së shumti e dëmtuan vetë bashkimin dhe këtë ndjenjë të pastër.
Sot, ndoshta më shumë se kurrë, jemi më larg me Shqipërinë se sa duhet të ishim. Por kjo nuk është një gjendje e përhershme. Kjo do të ndryshojë.
Sepse për sa kohë në këtë vend jetojnë njerëz që ujit i thonë ujë e bukës buke, kjo ëndërr nuk shuhet. Nuk mund ta shuajnë as Donikat, as Albinat, as Edvinat me egot dhe interesat e tyre politike.
