DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sadiku: VV po kalkulon mes qeverisë së pakicës dhe dorëzimit të pushtetit, mungon vendosmëria

16 Prill 2025
A A
Sadiku: VV po kalkulon mes qeverisë së pakicës dhe dorëzimit të pushtetit, mungon vendosmëria
Share on FacebookShare on Twitter

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, thotë se ngërçi institucional i krijuar pas zgjedhjeve buron nga lëkundjet brenda Vetëvendosjes lidhur me drejtimin që duhet të marrin: formimin e një qeverie të pakicës apo dorëzimin e mundshëm të pushtetit.

Ai për Ekonomia Online nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk po e merr guximin politik për të vendosur, edhe pse ekziston dakordim me disa subjekte për të ndërtuar shumicën e nevojshme.

“Ngërçi, i cili u krijua, në votimin e raportit për verifikimin e mandateve, mendoj që kishte si pasojë mospasjen e numrave të Kurtit ose mosdashjen e krijimit të numrave për qeverinë e pakicës. Për shkak se siç duket është duke kalkuluar se a është më mirë që të jetë në një qeveri të pakicës Kurti apo të lëshoj radhën, ndoshta qoftë opozitës apo dikujt tjetër, sepse për mua ishte e pamundur që të mos krijohej qeveria pasi që pakicat nuk kishte problem t’i akomodoj, meqenëse me Nismën kishte një dakordim paraprak, ndonëse ata po thonë që nuk kemi koalicion, por ekziston një dakordim. Edhe pakicat do të mund të akomodoheshin, pavarësisht nga kërkesat që disa prej tyre i kishin për ministri. Unë siç po e shoh situatën ende nuk ka vendosmëri përbrenda VV-së a është më mirë për të bërë qeverinë e pakicës njëvjeçare apo me t’ia lëshojë radhën opozitëstë bëjë qeverinë”, tha ai.

Sadiku gjithashtu vuri në pah gabimet procedurale të KQZ-së dhe mungesën e dorëheqjeve nga zyrtarët qeveritarë si pengesë për vijimin e procesit institucional në mënyrë të rregullt.

“Nuk ka pasur arsye, sepse gabimi që është bërë në fillim. KQZ-ja nuk ia kërkoj, le të themi dorëheqjet, qoftë kryeministrit Kurti, qoftë anëtarëve të kabinetit të tij, para se të certifikoheshin rezultatet. Këtu, mendoj, që është bërë shkelja e parë e Kushtetutës. E dyta, mund të vazhdohej edhe në raste se do të bëhej pa dorëheqjen e kabinetit qeveritar, ani pse për mua nuk është problem a shkon ky në punë apo nuk shkon. Kjo nuk paraqet problem, sepse ashtu- kështu do të ishte një qeverisje në detyrë. Për këtë gjë më tepër duhet që t’i lihet Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë, megjithatë për mua ka pasur rëndësi që t’i ofrohet dorëheqja, qoftë sekretarisë së Kuvendit, por edhe në njëfarë forme kështu procedura do të kalonte në mënyrë të rregullt dhe do të kalonte hapi i dytë i betimit i deputetëve. Këtu ishte problemi, që Kurti a të shkojë me një qeveri të pakicës apo le të themi të lëshojë radhën opozitës ose të krijojë një klimë për zgjedhje të parakohshme nëse ka mirëkuptim prej ndonjërës prej partive opozitare”, tha Sadiku.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 208)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com