Komentatori politik i debatit n’Pikë në DTV Media, Besnik Shabiu, ka reaguar me ironi ndaj mënyrës se si është thirrur seanca e sontme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohen dhe votohen ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, deputetët janë njoftuar për seancën vetëm pak minuta para fillimit të saj, duke ngritur kështu pikëpyetje për seriozitetin dhe procedurat e ndjekura në një çështje kaq të rëndësishme si ndryshimet kushtetuese.
“Dmth, ne ora 19:47, jo ne forme zyrtare, por fizikisht ne zyre te shefave te grupeve parlamentare u eshte kumtu ftesa per pjesemarrje te deputeteve ne senace prej ores 20:00. Dmth seance per 13 minuta. Edhe a e dini per cka? Per ndryshime kushtetuese. Seance brenda 13 minutave. Kushdo qe nuk ka lujt ne kete vend. Mos te bohet merak se nuk eshte vone”, shkruan Shabiu.
