DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Selena Gomez shpërthen në lot prej vendimit të Trump?

27 Janar 2025
A A
Selena Gomez shpërthen në lot prej vendimit të Trump?
Share on FacebookShare on Twitter

Selena Gomez ka shpërthyer në lot gjatë një videoje emocionuese në Instagram Story, ku ka reaguar ndaj kërcënimit të presidentit Donald Trump për dëbimin masiv të emigrantëve pa dokumente, një situatë që ka nxitur frikën për ndarjen e familjeve.

Ajo u shpreh me dhimbje:

Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët, dhe nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj, por do të provoj gjithçka, të premtoj.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja shpreh mbështetje për komunitetin e emigrantëve. Në vitin 2019, ajo prodhoi një dokumentar për Netflix të titulluar “Living Undocumented”, i cili tregon jetën e familjeve pa dokumente në SHBA.

Gjatë këtij projekti, Selena ndau edhe historinë e familjes së saj, e cila është me origjinë nga Meksika, duke përfshirë një ngjarje dramatike kur halla e saj kaloi kufirin nga Meksika në SHBA fshehur në kamion.

Gomez, e cila ka lindur në Teksas, ka theksuar gjithashtu lidhjen e saj të ngushtë me emigrantët dhe me kulturën meksikane. Ajo është një amerikano-meksikane krenare, e gjeneratës së tretë, dhe ka theksuar se sakrificat e familjes së saj e kanë ndihmuar atë të arrijë suksesin e sotëm.

Në vitin 2020, ajo mbajti një fjalim të fortë gjatë një ceremoni virtuale për diplomimin e emigrantëve, ku u bëri thirrje të rinjve që të besojnë në vlerën e tyre dhe të kujtojnë se përvojat e tyre janë pjesë e rëndësishme e historisë amerikane.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 608)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com