Selim Pacolli nga koalicioni AKR – Lista për Familjen, ishte mysafir në emisionin Darka e Deputetëve në DTV.
Ai ndër tjera ka thënë se Kosova pas luftës është marr me mbi 12 mijë njësi familjare të shkatërruara dhe është dashur të merren e të strehohen ata njerëz, që të sistemohen të plagosurit, fëmijët, pleqtë, gratë, burrat, e tek me fillu për me mujt me kriju infrastrukturën.
Kur flasim në këtë pikë qeveria aktuale kanë trashëgu një infrastrukturë të rregullt qeverisëse.
“Nuk mund të pajtohem që sot dikush të thotë që është shkatëruar për 20 vite, është akuzë shumë e rëndë. Ne sot po ballafaqohemi me problemet po thuajse të njëjta të vitit 2019, 2021… cili është ndryshimi, nuk kemi asnjë ndryshim sot”, shprhet Pacolli.
Ai thotë se në veri është një status quo sot për sot, dhe mund të kemi bandat që janë në periferi apo jashtë Kosovës dhe ndikimin e kanë brenda.
Sipas tij, sot po sulmohen objektet më vitale të shtetit, si kanali i Ibër Lepencit.
Video e plotë: