Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, së bashku me deputetin Visar Korenica, vizituan qytetin e Mitrovicës, ku u takuan me punonjësit e fabrikës ViPrint.
Pacolli falënderoi ViPrint për mikpritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen që ata kanë shprehur për koalicionin “Lista për Familjen”
“Gjatë vizitës tonë bashkë me deputetin Visar Korenica në qytetin e Mitrovicës u takuam me punonjësit e fabrikës ViPrint, ku mësuam më shumë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në industrinë e shtypit. Falenderojmë ViPrint për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen për koalicionin Lista për Familjen”, thuhet në postim.