DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Serbia dëbon dy shtetas shqiptarë, reagon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

23 Janar 2025
A A
Serbia dëbon dy shtetas shqiptarë, reagon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Share on FacebookShare on Twitter

Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga territori i Serbisë.

Ndaj këtij veprimi, ka reaguar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë, e cila sot ka thirrur në ambientet e veta Ambasadorin e Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukçeviq.

“Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.

“Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë”, u tha në reagimin e MEPJ-së së Shqipërisë.

Kjo Ministri kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra.

U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

“Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd”, u theksua në reagimin e MEPJ-së shqiptare.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 839)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com