DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Serbia voton e vetme kundër deklaratës së samitit të liderëve të SEECP në Tiranë

17 Qershor 2025
A A
Serbia voton e vetme kundër deklaratës së samitit të liderëve të SEECP në Tiranë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Tiranë nën udhëheqjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Serbia ka qenë shteti i vetëm që ka votuar kundër miratimit të deklaratës së përbashkët të liderëve të rajonit.

Kundërshtimi i Beogradit lidhet me përfshirjen në tekstin e deklaratës të dënimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe me referencën ndaj NATO-s si një aleancë që kontribuon në sigurinë euroatlantike. Këto dy pika duket se kanë qenë të papranueshme për përfaqësuesit serbë.

Në samit po marrin pjesë liderët më të lartë të vendeve të rajonit, përfshirë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović; Kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željka Cvijanović; Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova; dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili pritet të marrë kryesimin e radhës të SEECP-së për vitin 2025.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut; Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Mihai Popșoi; Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan; Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Emilian Hurezeanu; Zëvendësministrja e Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopoulou, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga Kroacia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Ky samit shënon mbylljen e presidencës shqiptare njëvjeçare të SEECP-së, e cila është zhvilluar nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Në përfundim të punimeve, Shqipëria pritet t’ia dorëzojë presidencën Bullgarisë.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 560)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com