DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sezoni i Loftus-Cheek mund të ketë përfunduar, Milani konfirmon operacionin urgjent

31 Mars 2025
A A
Sezoni i Loftus-Cheek mund të ketë përfunduar, Milani konfirmon operacionin urgjent
Share on FacebookShare on Twitter

Është e mundur që sezoni i Ruben Loftus-Cheek të ketë përfunduar tashmë, pasi Milani konfirmoi operacionin urgjent për heqjen e apendiksit, ndërsa shtohen pyetje së sa do të zgjasë trajtimi i tij.

Mesfushori pritej të ishte titullar në ndeshjen e Serie A kundër Napolit në Stadio Diego Armando Maradona.

Megjithatë, ai ndjeu dhimbje abdominale gjatë natës në hotelin e skuadrës në Napoli dhe u dërgua në spital për teste të mëtejshme, të cilat konfirmuan apendicit akut.

“AC Milan konfirmon se Ruben Loftus-Cheek iu nënshtrua sot një operacioni laparaskopik për heqjen e apendiksit për shkak të apendicitit akut me absces,” thuhet në deklaratën e klubit.

“Operacioni, i cili u krye nga Profesori Francesco Corcione dhe ekipi i tij, shkoi sipas planit.”

Sipas MilanNews.it, ky lloj operacioni kërkon rreth një muaj për t’u rikuperuar, ndërsa mund të duhen edhe dy muaj të tjerë që Loftus-Cheek të rikthehet në formë të plotë për të luajtur.

Kjo nënkupton se sezoni i tij mund të ketë përfunduar, një sezon që ka qenë i goditur nga disa dëmtime, duke bërë që ai të luajë vetëm 21 ndeshje zyrtare.

Gjithashtu, ka pikëpyetje mbi kohën që iu desh stafit mjekësor të Milanit për të kuptuar se Loftus-Cheek kishte një apendiks të inflamuar rëndë, pasi trajtimi i shpejtë është jetik në raste të tilla.

Formulimi i deklaratës mund të nënkuptojë se apendiksi ishte këputur tashmë, gjë që mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.

Lojtari kaloi natën në hotelin e skuadrës në Napoli, ndaj në teori ai duhet të kishte pasur mundësinë për të parë menjëherë mjekët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 185)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com