DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

SHBA ndalon vizat studentore, Trump urdhër ambasadave, studentët protestojnë në Universitetin e Harvardit

28 Maj 2025
A A
SHBA ndalon vizat studentore, Trump urdhër ambasadave, studentët protestojnë në Universitetin e Harvardit
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar një ndalim të përkohshëm të takimeve për viza studentore në ambasadat dhe konsullatat amerikane në mbarë botën, ndërkohë që planifikon zgjerimin e verifikimeve të aplikantëve në platformat e mediave sociale.

Lajmi është bërë i ditur përmes një memorandumi të brendshëm të Departamentit të Shtetit, të siguruar nga CBS News.

Në dokumentin zyrtar, Sekretari i Shtetit Marco Rubio i udhëzoi misionet diplomatike që “të fshijnë të gjitha dokumentet e paplotësuara për viza studentore derisa të jepen udhëzime të reja”, duke nënvizuar se masa është pjesë e një politike më të gjerë sigurie dhe kontrolli.

Ky vendim ka ngjallur reagime të menjëhershme, sidomos në mesin e studentëve dhe universiteteve të njohura amerikane, të cilat mbështeten ndjeshëm në regjistrimet e studentëve ndërkombëtarë.

Në Universitetin e Harvardit, dhjetëra studentë protestuan në mbështetje të studentëve të huaj dhe kundër politikave të reja kufizuese.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, deklaroi se “SHBA do të përdorë çdo mjet për të garantuar që ata që hyjnë në vend përmes sistemit të vizave janë të kontrolluar në mënyrë rigoroze”, duke konfirmuar planet për zgjerimin e detyrueshëm të verifikimeve të rrjeteve sociale për të gjithë aplikantët për viza studentore dhe ato të këmbimit kulturor.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 844)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com