DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shefi i inteligjencës finlandeze bën thirrje për rritje të vigjilencës për shkak të Rusisë

16 Janar 2025
A A
Shefi i inteligjencës finlandeze bën thirrje për rritje të vigjilencës për shkak të Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Reformat e planifikuara në ushtrinë ruse, përkatësisht rritja e numrit të ushtarëve për 30 për qind, paraqesin kërcënim për NATO-n dhe për këtë duhet të rritet vigjilenca. Kështu tha më 16 janar shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Finlandës, Pekka Turunen.

Finlanda iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s më 2023.

Pas saj, edhe Suedia fqinje iu bashkua aleancës në mars 2024. Që të dy shtetet nordike bënë këtë hap në përgjigje të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Shërbimi i inteligjencës ushtarake, që udhëhiqet nga Turunen, në rishikimin vjetor të publikuar të enjten, tha se Moska ka njoftuar se planifikon të bëjë reforma në ushtrinë e saj në fund të vitit 2026.

“Po, ky është kërcënim për NATO-n, veçmas nëse ky plan zbatohet”, tha Turunen për Reuters, duke shtuar se ai mendon se Rusia ka gjasa reale që të arrijë qëllimet e saj deri në vitin 2030.

“Ne duhet të reagojmë, në kuptimin që ne na duhet të jemi më vigjilentë”.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha dhjetorin e vitit të kaluar se Moska duhet të jetë e gatshme që të luftojë me NATO-n në Evropë në dekadën e ardhshme. Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në të njëjtin takim, deklaroi se udhëheqësit perëndimorë “thjesht po e frikësojnë popullatën e tyre se ne do të sulmojmë dikë, duke përdorur pretekstin e kërcënimit mitik rus”, raporton REL.

Turunen tha se Rusia synon të rrisë për 30 për qind numrin e trupave të saj, që do të bënte që numri i përgjithshëm i ushtarëve të arrinte në 1.5 milion.

Numri i ushtarëve rusë të vendosur në afërsi të Finlandës mund të dyfishohet apo trefishohet krahasuar me periudhën para nisjes së luftës në Ukrainë, tha Turunen.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com