DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut

25 Shtator 2026
A A
Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
Share on Facebook

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Brigade Chad Daniels, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, ku ka vëzhguar nga afër angazhimin e vazhdueshëm të personelit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU).

Daniels ishte i shoqëruar nga oficerë të shtabit të tij gjatë vizitës, e cila, sipas KFOR-it, dëshmon përkushtimin e misionit për të ruajtur një prani të dukshme dhe për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë.

Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR-i bëri të ditur se vizita synon gjithashtu t’i mundësojë misionit të ketë një pasqyrë të qartë të situatës në terren dhe të përshtatë praninë e tij përmes një qasjeje graduale dhe të bazuar në kushte.

Gjeneral Brigade Daniels theksoi se siguria reale arrihet përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Siguria fillon me njerëzit. Çdo bisedë, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo mundësi për të dëgjuar na ndihmon të kuptojmë më mirë komunitetet të cilave u shërbejmë. KFOR-i do të vazhdojë të angazhohet ballë për ballë me njerëzit nga të gjitha komunitetet anembanë Kosovës, sepse siguria e qëndrueshme ndërtohet përmes besimit, respektit dhe lidhjes njerëzore,” deklaroi Gjeneral Daniels.

Sipas komunikatës, këto aktivitete ndihmojnë në vlerësimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe mbështesin përpjekjet e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë banorët në Kosovë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 736)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 794)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (451)
  • TV (95)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com