Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bahri Fazliu në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania të Prishtinës, në përvjetorin e 27-të të rënies së tij.
Shkrimet, poezitë dhe veprimtaria e tij politike e kombëtare janë vlerësuar nga Kurti si një trashëgimi frymëzuese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
“Shembull i luftëtarit çlirimtar dhe i atdhedashurisë së pakusht,” u shpreh Kurti, duke nderuar veprën dhe sakrificën e Fazliut për liri dhe bashkim kombëtar.