DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shëndeti mendor nuk është çështje individuale, por është për të gjithë

14 Maj 2025
A A
Shëndeti mendor nuk është çështje individuale, por është për të gjithë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, me qëllim të thellimit të diskutimit rreth sfidave dhe politikave për përmirësimin e kësaj fushe, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim, zyrtarë të lartë institucionalë dhe profesionistë shëndetësorë theksuan nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse e komunitare ndaj shëndetit mendor.
Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se institucioni është i përkushtuar për të ndihmuar në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve mbi rëndësinë e shëndetit mendor, për të cilin ai theksoi se nuk është thjesht një çështje personale.
“Me synim të rritjes së ndërgjegjësimit për shëndetin mendor për të ndihmuar edukimin dhe informimin e gjithë qytetarëve që të kuptojnë rëndësinë dhe kujdesin që duhet të ofrohet për shëndetin mendor. Shëndeti mendor duhet menduar si një përgjegjësi e komunitetit. MSH vazhdon që të punojë për përmirësimin e jetës së personave me shëndet mendor. Janë hartuar 7 udhërrëfyes klinikë, janë hartuar 3 udhëzues dhe në proces janë draftuar projektligji për shëndet mendor, plani strategjik për shëndet mendor 2025-2030 dhe plani i veprimit për programin e shëndetit mendor, si dhe hartimi i tre udhërrëfyesve dhe dy protokolleve klinike”, tha ai.
Ndërkaq, Faton Kutllovci, drejtor i Klinikës së Psikiatrisë, i dha theks të veçantë luftës kundër stigmës dhe nevojës për mbështetje shoqërore për personat me çrregullime mendore.
“Jemi këtu për të ngritur zërin për çështje që janë të nënvlerësuara për shkak të stigmes në shoqërinë tonë. Nuk ka gjë më të fuqishme sesa komuniteti dëgjon, mbështet dhe nuk paragjykon. Shëndeti mendor nuk është çështje individuale por është për të gjithë. Jemi duke punuar me strukturimin e Klinikës së Psikiatrisë. Në klinikën e psikiatrisë kemi punuar që ta profilizojmë klinikën, kemi bërë repartin e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë”, tha ai.

KATEGORITË

  • Botë (977)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 413)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com